Wednesday , 12 December 2018

“Jam gay”, djali nga Kosova rrëfen dramën e tij: Ja çfarë na bëjnë prindërit

Kosova është një vend i vogël dhe sfida më e madhe e saj është mposhtja e paragjykimit ndaj komunitetit LGBT. Ditën e sotme në Prishtinë, ky komunitet dhe përkrahësit do të organizojnë Paradën e parë të Krenarisë. Gazeta Zëri ka sjellë dramën e një përfaqësuesi të komunitetit LGBTI që jeton në Kosovë.
Djali me iniciale L.V thotë:

Nuk është që një person nga radhët e komunitetit LGBTI zgjohet një mëngjes dhe thotë ‘unë dua të jem gej, lezbike, biseksual, transgjinor ose çfarëdo, por lind si i tillë”, kështu nis rrëfimin e tij L.V., pjesëtar i këtij komuniteti, i cili nuk preferon të flasë me emër, siç thotë ai, për shkak të keqkuptimeve që mund t’i ketë për orientimin e tij seksual.

Teksa rrëfen mbi diskriminimet që i bëhen këtij komuniteti, pjesë e së cilit është edhe L.V., ai thotë se ka pasur raste që në momentin që familja e ka marrë vesh orientimin seksual të fëmijës së vet ka ushtruar dhunë fizike tek ai person, ose është larguar nga shtëpia, apo është detyruar të martohet me një person të seksit të kundërt vetëm për të mos e kuptuar rrethi i ngushtë.

L.V., teksa tregon për fëmijërinë e tij, thotë se personalisht nuk ka qenë i sulmuar drejtpërdrejt, por në shkollë fillore sqaron se është ballafaquar me dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëmoshatarët e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari: